-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku ndodhet Talo Çela? Avokati flet në gjyq: Ishte i paaftë për të grabitur

Kryesoret

Talo Çela, një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri, aq më shumë pasi foli i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, përmes avokatit mohon përfshirjen në grabitjen e Rinasit në 9 prill të 2019. Avokati i tij deklaroi në seancën e sotme se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e grabitjes.

Gjithashtu ai kërkoi nga gjykata kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe ballafaqim të dëshmive të Alkond Bengasin dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala. Në 7 qershor është caktuar seanca e radhës.

“Kur ndodhi grabitja, Talo Çela kishte gruan sëmurë. Talo Çela ishte i paaftë fizikisht të merrte pjesë në grabitje, kishte probleme me gjurin” tha avokati i tij në seancën gjyqësore këtë të hënë.

Avokati është shprehur se me Talo Çelën s’ka asnjë kontakt kohët e fundit dhe prokurën e ka nga vëllai Bujar Çela, para se ta ekzekutonin vitin e kaluar.

Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë e implikoi Talo Çelën edhe në shumë ngjarje të tjera përpos atyre që akuzohej më parë, por që nuk ka asnjë gjurmë të vendndodhjes së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit