Ndërsa në Kuvend po diskutohet raporti i AMA-s ka pasur debate dhe akuza të rënda mes Sali Berishës dhe Elisa Spiropalit.
Deputetja e PS akuzoi Berishishën se për familjen është gati të djegë Shqipërinë. Ajo shkoi edhe më tej, duke thënë se paratë e vënë me krim, por edhe vrasje, tha se po përdoren për financim të mediave.
“Kur jeni në opozitë përdorni paratë e krimit, përdorni deri edhe gjakun që keni derdhur në Shqipëri për ato para për të financuar sot televizione, portale, rrjete e gazeta, të cilat kundërmojnë në Shqipëri.
Paratë që i keni vënë me korrupsion deri në vrasje njerëzish, i përdorni sot për të ndotur mjedisin mediatik pa asnjë kujdes për gjuhën, për shpifje, liçime, prandaj ju kanë lënë aty në cep dhe nuk ju japin votën”, tha Spiropali.