-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë kundër koncesionit para parlamentit: Qeveria po mbush Butrintin me disko

Kryesoret

Sot qeveria do të kalojë projektligjin për menaxhimin e ri të Butrintit nga fondi shqiptaro-amerikan, që opozita, shoqëria civile dhe ekspertët e kundërshtojnë.

Ish-kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe u shpreh në protestën e organizuar përpara parlamentit, se qeveria po e shet shpirtin e kombit për lekë.

“Nuk mund të shitet shpirti i kombit për lekë. Ku do të shkojnë këto miliona euro? Këto janë lekë që do të përdoren për disko, bare dhe restorante dhe 1/3 e këtyre do ta paguajë populli me lekët e tyre.

Na kërcënohet se “ju jeni kundër Amerikës”. Jo, ne nuk jemi kundër Amerikës, se jemi kundër marrëveshjes me Granofin.

Ligji është bërë me porosi të një fondacioni. Këtu do të kemi 60 mln dollarë përfitim në vit për fondacionin amerikan. Ky është një parlament, që shtypet susta, ngrihet dora.

Në krye të fondacionit është një anti-shqiptar, që e quan Butrintin grek. Ky do të bëjë një lëmsh” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit