Në konferencën për shtyp para ndeshjes vendimtare ndaj Serbisë, mbrojtësi Elseid Hysaj u shfaq i motivuar dhe besimplotë për një paraqitje të mirë nga Shqipëria.
“Është një ndeshje që po e përjetoj me shumë emocione. Është e vështirë, por edhe shumë e bukur. Mezi po presim të hyjmë në fushë,” tha Hysaj, duke shtuar se masat e sigurisë nuk e shpërqendrojnë ekipin, pasi janë të përqendruar vetëm te loja.
Mbrojtësi kuqezi është pranë barazimit të rekordit të Lorik Canës për numrin e ndeshjeve me Kombëtaren, por theksoi se prioriteti i tij është skuadra.
“Është nder i madh, por tani mendojmë vetëm për fitoren.”
I pyetur për kundërshtarin, Hysaj vlerësoi cilësinë e Serbisë, por u shpreh se Shqipëria e ka analizuar mirë dhe është gati për të reaguar.









