Kryeministri Edi Rama ka replikuar me deputetin demokrat Tomor Alizotin, pasi ky i fundit akuzoi maxhorancën se vrau PD-në.
“Iku zoti Tomorr se këtë bën gjithmonë, por një nga gjërat që komunizmi bëri për fat të keq, është se i bëri si veten edhe anti-komunistët. Të shash tjetrin dhe të merresh me tjetrin kurrë tjetri merret me argumentin është mungesë argumenti. Të thuash që ne na vratë ju, është njësoj siç thonin komunistët për ata që vranë. Ndryshimi është se sot nuk është mundësia për të marrë hak për të vrarë, se në mos Alizoti do gjente një tjetër për të bërë të njëjtën gjë. Ndërsa faktet nuk lëvizin janë aty. Unë do ta dëgjoja me vëmendje dhe me më shumë respekt dikë që minimalisht do ta kishte jetën e vet politike në koherencë me atë të kaluar të cilën e sjell për ta pasuruar personazhin e vet politik, por kjo koherencë nuk ekziston. Atë i thashë zotit Leskaj këtë do i thoja dhe Alizoti. Nuk është askush i detyruar të jetë hero, heronjtë janë të rrallë, ashtu sikundër askush nuk mban përgjegjësi nga vjen, dhe askujt nuk i ngarkohet përgjegjësi për nga vjen. Këtë bënë komunistët këtë bën dhe Alizoti, kur thotë se ne aristokratët do ishim ku do ishim dhe ju të tjerët do shpërndanit çadra, për cilën arsye. Unë di që kur unë sëbashku me Ardian Klosin mblodhëm firmat për të parin peticion të nënshkruar në Shqipëri, që të rishikohej figura e Enver Hoxhës dhe të liroheshin të burgosurit politikë, 1 kopje e çuam ke presidenca, tjetër tek Rilindja Demokratike, RD nuk e publikoi. A ka ditë më pas kur u përplasa me non-gratën, më tha se ju nuk mund të vini në partinë tonë se ju doni të nxirrni rrugëve llumin e shoqërisë që janë të burgosurit politikë. Dhe RD nuk e publikoni se të burgosurit politikë ishin llumi. Ai zotëria që iku duhet të dijë se në këtë sallë vetëm një ka qenë sekretar i Enver Hoxhës. Çfarë poezie më reciton kur ti mban të vdekurin në krah”, tha Rama.