-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA takim virtual me më shumë se 40 shtete: Kemi bërë progres në ndihmën për Ukrainën

Kryesoret

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka mbajtur sot një takim virtual me më shumë se 40 shtete, në takimin e dytë të Grupit të Kontaktit të Ukrainës.

Austin falënderoi ministrat e mbrojtjes nga 40 vendet e tjera për pjesëmarrjen dhe theksoi përparimin e bërë që nga takimi i parë i grupit të kontaktit në bazën ajrore Ramstein në Gjermani muajin e kaluar, duke vënë në pah Australinë, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe për pajisjet ushtarake që i kanë ofruar Ukrainës që nga ai takim, raportoi CNN.

“Që nga takimi i grupit të kontaktit të muajit të kaluar, Australia dhe Kanadaja u angazhuan për të siguruar M777 Howitzer, dhe në vetëm katër javë, të gjitha ato sisteme u janë dorëzuar ukrainasve. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu dorëzoi raketa dhe një sistem të ri të mbrojtjes me rreze të shkurtër dhe shumë vende kanë bërë përpjekje të forta për të përballuar misione të reja të rëndësishme stërvitore dhe ne i kemi parë këto përpjekje të bëjnë një ndryshim të vërtetë në kohë reale”, tha Austin.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, zëvendës komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës dhe përfaqësuesi i inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës iu bashkuan takimit virtual. Katër vende të reja iu bashkuan gjithashtu takimit të cilët nuk ishin të pranishëm në Ramstein muajin e kaluar: Austria, Bosnje-Hercegovina, Kolumbia, Irlanda dhe Kosova.

Austin tha se ai e di se ministrat e tjerë të mbrojtjes e kuptojnë kërcënimin që agresioni rus paraqet për sigurinë evropiane dhe për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla që na mban të gjithëve të sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit