Kryeministri Edi Rama pas dështimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentin e ri në deklaratën e dhënë për mediat ka folur dhe për Ilir Metën.
I pyetur nga gazetarët se si ndihet që Ilir Meta në 25 korrik do të jetë pjesë e opozitës, Rama tha se ai vetëm pjesë e opozitës ka qenë gjatë gjithë kohës.
Pyetje: A i druheni faktit që Ilir Meta do jetë pjesë e opozitës?
Rama: Nuk ka qenë asnjëherë veçse pjesë e opozitës.