Pasditen e kësaj të hëne janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në veri të Kosovës, në zonën e quajtur Zveçan.
Më herët është raportuar se në Zveçan, gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në një objekt, ku dyshohej se kishte mallra të kontrabanduar.
Nga Policia e Kosovës është thënë se gjatë një aksioni të nisur nga Dogana, është gjetur një laborator për prodhim të narkotikëve.
“Sot, policia ka asistuar në një aksion të Doganës. Mirëpo është parë se nuk është vetëm fushëveprim i Doganës, por për Policinë. Aty është gjetur një laborator i narkotikëve”, ka thënë Hoti.
Tutje, ai ka treguar se gjatë aksionit janë dëgjuar të shtëna dhe se policia e ka identifikuar lokacionin prej nga kanë ardhur.
“Janë dëgjuar të shtëna. Janë gjetur gëzhoja në atë zonë”, ka thënë Hoti.