Deputetja e PD-së, Albana Vokshi i është kundërpërgjigjur deputetit të PS-së, Taulant Ballës duke i thënë se nuk mund ta heqësh vëmendjen e krimit të Butrinti duke përmendur Amerikën.
“Zoti Balla nuk mbulohet dot dielli me shoshë, edhe këtë herë duke përmendur Fondacionin Amerikan.
Me keqardhje them se do të mbaheni mend si deputetët që keni kryer krime historike, arkeologjike.
Përpara se të arrinte marrëveshjen që na propozohet sot për miratim, qeveria kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me oligarkët e saj ku i hiqeshin 830 hektarë tokë nga Butrinti. Në vend të pasurisë kombëtare, qeveria zgjodhi pasurimin e një grupi njëzetëshit për një resorët turistik me 620 vila, me zonën që keni shkëputur nga Butrinti. Qeveria na përmend modelin italian dhe thotë; heshtin se kemi një fondacion Amerikan,” është shprehur Vokshi.