Artur Lekbello, ish-portieri i Partizanit është takuar sot me disa nga lojtarët e skuadrës holandeze Feyenoord. Ata i kanë dhuruar atij një fanellë të skuadrës të firmosur nga lojtarët.
Lekbello mbronte portën e Partizanit të Tiranës në vitin 1991, kur skuadra holandeze e Feyenoord-it vinte për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.
Falë aftësise së Lekbello-s, skuadra nga Roterdami arriti të shënonte vetëm një gol në portën e të kuqve. Që nga ajo ndeshje, ish-portieri respektohet shumë nga skuadra holandeze.