-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja Çame, Alket Veliu: Gjuha kërcënuese e Dendias, absurde! Jemi këtu

Kryesoret

Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel e cilësoi absurde gjuhën kërcënuese të ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias dje në Tiranë, që paralajmëroi se nëse kërkohet çështja Çame, Athina do të bllokojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Ishte një kërcënim i hapur se nëse flasim për çështjen çame ju do të përballeni me pasoja. Kjo nuk shkon te një politikan, ministër i Jashtëm i një vendi europian dhe është absurde ta dëgjojmë nga goja e një ministri të Jashtëm.

Në qasjen e politikës greke nuk kemi asnjë ndryshim. Kemi një imponim të axhendës greke dhe nuk merren parasysh kërkesat nga pala shqiptare për ligjin e luftës dhe çështjen çame. Kjo vizitë e Dendias nuk prodhoi diçka konkrete.

Ligji i luftës për gati 82 vite ka qenë presion që qeveria greke ka bërë ndaj shqiptarëve dhe nuk prodhoi diçka të re. 4 vite më parë vizita e ministrit Kotzias dhe diskutimet me Bushatin, ku kishim pritshmërinë që ligji i luftës do të hiqej.

I referohem edhe deklaratave dhe Kotzias e cilësoi “skizofreni historike” dhe ishte konstatim i saktë. Dhe Bushati thoshte se së shpejti do të hiqet, por nuk u dha datë. Vizita nuk prodhoi gjë të re, se për ligjin e luftës u diskutua edhe 4 vite më parë dhe nuk u bë asgjë.

Lidhur me çështjen çame, ne si shoqatë Çamëria e përgëzojmë deklaratën e ministres Xhaçka, pasi kjo çështje duhet të jetë në tryezë. Nuk është hera e parë që artikulohet. Do të sillja në vëmendje takimin e Meksit dhe Mitsotaqit.

Ka pasur atëherë edhe një dakordësi edhe për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri dhe është rënë dakord për të pasur varreza të partizanëve shqiptarë në Çamëri” tha ai.

Por përse zvarritet kjo çështje? Veliu nuk ka dyshime se herë pas here përdoret për politikë. “Përsa kohë ne nuk kemi hapa konkretë dhe diskutime konkrete, padyshim e konsideroj se këto janë hedhur për konsum politik. Për Greqinë nuk ka çështje çame, por për ne ka, dhe përsa kohë ka, meriton një zgjidhje” tha ai.

Ish-deputeti i minoritetit grek Ligoraq Karamelo mbrojti ministrin e Jashtëm grek. “Çështja çame është përdorur për vota. Ai nuk është kërcënim, po një orientim, që nëse ju do të merreni me probleme të së kaluarës, të lindjes dhe jo të perëndimit, ju duhet të vendosni”.

Por Alket Veliu iu përgjigj duke i thënë se me apo pa dëshirën e tyre, çështja Çame do të marrë zgjidhje. “Më vjen keq që zoti Karamelo as nuk e përmend, çështja çame është doni apo nuk doni ju” tha Veliu.

Në fund, Veliu përsëriti ftesën për dialog për palën greke për t’u treguar se janë aty me prova dhe fakte dhe se nuk do të heqin dorë. ”Ne edhe dje kemi bërë një kërkesë për dialog, ne jemi gati të dialogojmë me palën greke dhe unë nuk shoh asnjë gjë të keqe nga ky dialog.

Ne e kemi bërë deklaratë publike dje dhe gjej rastin të bëj një ftesë për dialog, nga dialogu nuk ka asgjë të keqe. Thonë se nuk jeni ekzistencë, por na ja ku jemi” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit