Ish-drejtori i Kadastrës së Sarandës, Andri Dhima është liruar nga burgu këtë të martë.
Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi sot masën e sigurisë për të nga “Arrest ne burg” në “Arrest në shtëpi”.
Seanca u zhvillua sot në orën 12.30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur në short ne 19 maj. Dhima, 34-vjec u arrestua në 24 mars pas urdhër arrestit te Prokurorisë së Sarandës për “shpërdorim detyre” në kuadër të operacionit “Heshtja 2”.
Andri Dhima falsifikoi hartat treguese të pronës së banorëve të fshatit Nivicë të qytetit të Sarandës.
Këta banorë kanë qenë në procese gjyqësore dhe rrjedhimisht prona e banorëve Nivicë Sarandë duhej të bllokohej dhe nga ana tjetër ka qenë me vendim gjykate për sekuestro por nuk janë marrë parasysh nga ky person.