Policia e Shtetit vijon operacionin në disa qytete për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” ku 18 u arrestuan dhe 14 janë ende në kërkim mes tyre kokat, Talo Çela, Suel Çela dhe Ervis Martinaj.
Aktualisht policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit të Elbasanit për të shkuar te miqtë e Talo Çelës, që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.