-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Enkelejd Alibeaj: Tre kushtet e PD-së për votën e diasporës

Kryesoret

KQZ i kërkoi politikës që të nisë punën për votën e diasporës. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kishte tre kushte për votën pro të diasporës. E para ai tha se për diasporën duhet të ketë një zonë të veçantë zgjedhore.

Së dyti, Alibeaj kërkoi që të bëhet ndarja mes diasporës dhe emigrantëve që janë larguar kohët e fundit nga Shqipëria. Dhe së treti, kërkoi identifikim biometrik.

“Të gjithë e kanë kërkuar votën e diasporës, por asnjëri s’e ka pranuar. Ne për një arsye; vota në këtë vend, vidhet, shantazhohet, patronazhistët janë gjithmonë në sulm. Kjo ndodh brenda vendit. Mendo për ata që janë jashtë vendit, sa e brishtë është garancia që mund t’u ofrohet atyre.

Po, është i vërtetë që një shumicë dërrmuese shqiptarësh nuk ndodhen në vend, janë larguar. Kanë ikur duke u zbrazur edhe nga e drejta e votës. Sa mirë, në pjesëmarrje të shumë syve dhe veshëve që duhet të jenë garantë që marrëveshja për ligjin zgjedhor do ta demonstrojë nesër.

Qëllimi ynë është i thjeshtë, bazohet në tre pika; Po, diaspora duhet të votojë me përfaqësi drejtpërdrejt të identifikuar. Diaspora duhet të jenë një zonë e posaçme zgjedhore. Të jenë ata që votojnë dhe të tregojnë se cilët janë përfaqësuesit e tyre, sot kemi 12 zona, nesër duhet të kemi 13 zona.

Përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në Kuvend. E dyta, 500 mijë shqiptarë që kanë ikur kohët e fundit. Kjo është një tjetër kategori, akoma më e rëndësishme dhe kjo duhet të ketë të drejtën për të votuar, duke e lidhur me vendbanimin e fundit që kanë pasur në Shqipëri.

Dhe së treti, garancitë, votimi me postë për këdo mendje të arsyeshme duke parë se cfarë ka ndodhur, për ne janë të papranueshme. Standardi i garancisë së mbrojtjes së votës sikur është brenda vendit, identifikimi biometrik duhet të jetë i njëjti edhe me garancitë e votës së diasporës dhe emigrantëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit