Tifozët e ekipit të Fejnordit kanë arritur dy ditë përpara për finalen e madhe përballë Romës që do të zhvillohet në Tiranë.
Mbrëmja e djeshme ka qenë e zhurmshme në Tiranë. Festa e tifozëve e nisur përpara kohe i la një pjesë të banorëve të kryeqytetit pa gjumë.
Ultrasit kanë pushtuar rrugën “Mustafa Matohiti” në kryeqytet, e ashtuquajtura ”Rruga e Salës” për faktin se atje banon ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Tifozët ia kanë shtruar me birra dhe këngë, por banorët e pallateve të shqetësuar nga zhurma kanë hedhur ujë dhe sende të tjera.
Festa ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Finalja e Conference League luhet nesër në 21:00 në Tiranë.