Deputetët e PDK-së dhe ata të LVV-së janë përplasur këtë të martë në Komisionin për Ekonomi.
Fillimisht përplasja ka ndodhur mes Ferat Shala nga PDK dhe Armend Muja nga LVV, pasi që ky i fundit foli për padinë e PDK-së ndaj ZRRE-së.
Muja tha se në ta kaluarën janë bërë punësime familjare, por një gjë e tillë nuk po ndodh sipas tij me Qeverinë Kurti.
Pas kësaj reagoi deputeti Ferat Shala, i cili i tha Mujës se vetë ke qenë një kohë në PDK.
“Leje PDK-në, ke qenë dikur e tash e ke lëshuar, mirë ja ke bërë. Le PDK-në, shyqyr që ke dalë. Dashtë Zoti të mbajnë edhe këta tjerët (VV) që të kanë marrë. Këtu je në Komisionin për Ekonomi dhe po më flet për PDK-në”, tha Shala.
Por, Muja mohoi se ka qenë ndonjëherë në PDK-në. “Uh zot mos e banë. Kurrë nuk kam qenë në PDK”, u shpreh ai.