Dy ngjarje të rënda ndodhën mbrëmjen e së hënës në Tiranë me autorë efektivë të Policisë së Shtetit.
Një qytetar mbeti i plagosur, fillimisht, në këmbë nga një efektiv i FNSH-së, i cili mendohet se ka qenë në gjendje të dehur. Pak momente më pas ndodhi edhe ngjarja tragjike, ku efektivi 25-vjeçar Ludian Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç, në ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë.
Mësohet se ndaj viktimës është qëlluar të paktën 6 herë, ndërsa paniku përfshiu komisariatin. 5pyetjet.al ka siguruar videon ku duket momenti kur kolegët nxjerrin me shpejtësi 55-vjeçarin për ta nisur më pas atë me urgjencë në drejtim të spitali, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.