Incidente të shumta janë shënuar në disa rrugë të kryeqytetit. Tifozët e Feynoord-it janë përplasur me forcat e policisë, ndërsa të paktën dy efektivë raportohen të kenë marrë lëndime.
Forca të shumta policie janë në terren, ndërsa u janë bashkuar edhe grupe të FNSH.
Incidente ka pasur gjithashtu edhe te rruga “Mustafa Matohiti”, para drejtorisë së policisë dhe në zonën e “9-katsheve”, ku një qytetar shqiptar u dhunua nga tifozët holandezë.