-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja dhe plagosja nga policët, Berisha: Çuçi duhet të japë dorëheqjen

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi pas dy ngjarjeve që ndodhën mbrëmë në Tiranë, vrasja e policit nga kolegu brenda komisariatit nr.3 dhe plagosja e një qytetari nga një efektiv i FNSH-së, i cili ishte i dehur.

“Policet te droguar dhe vrases! Ekzekutojne policin ne komisariat dhe plagosin qytetarin ne “Kombinat”! Te dashur miq, mbremjen qe kaloi dy police te droguar, vrases, ne dy ngjarje te veçanta, shkrehen armet e tyre dhe vrane nje polic e plagosen nje qytetar.

Keshtu, ne ambientet e Komisariatit nr. 3, polici i droguar, Ludian Zaimi shkrehu 6 plumbat e karikatorit te tij mbi kolegun e vet, Çaush Saliasi.  Kurse ne Kombinat nje polic i droguar i FNSH-se gjuajti me revole dhe plagosi nje qytetar, per te cilin thuhet se kishte probleme te paaftesise mendore.

Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjes se policit te ndjere dhe uruar sherim te shpejte qytetarit te plagosur, denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te banditeve me uniforme si deshmi flagrante e drogimit dhe degradimit te policise se narkoshtetit.

Keto akte deshmojne shkallen ekstreme te kriminalizimit te narkopolicise nga Edi Rama dhe partise se tij, ministri i familjes dhe klani i tij. Ndaj kerkoj doreheqjen e menjehereshme te ministrit te familjes, Çuçi, pergjegjes direkt politik per aktet e perseritura vrastare te narkobanditeve me uniforme” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit