-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në komisariat, Alibeaj: Kambanë alarmi për gjendjen e policisë

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për dy ngjarjet e rënda të ndodhura mbrëmjen e së hënës në Tiranë, ku një efektiv i policisë u vra nga kolegu i tij brenda ambienteve të Komisariatit numër 3, ndërsa një qytetar u plagos me armë nga një punonjës i FNSH-së në gjendje të dehur.

Alibeaj shkruan se këto ngjarje duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit.

“Breshëri armësh brenda komisiariatit, plagosje e një të ngrati prej policit të dehur dhe një bilanc lufte me të plagosur e të vrarë, këtë herë mes vet forcave të rendit! Përpos keqardhjes për humbjen e jetës, jetët e shqiptarëve janë gjithnjë e më të pambrojtura. Një alarm që PD e ka ngritur në vite. Historiku i përfshirjes së forcave të rendit në ngjarje kriminale, përfshirja në trafik droge, në mbrojtjen e kriminelëve, rekrutimet politike në policinë e shtetit e shumë të tjera, e bën situatën më dramatike dhe dëshmon edhe njëherë gjendjen e vërtetë mes radhëve te Policisë së Shtetit!

Organizata e Policisë së Shtetit nuk duhet të jetë as strehë e elementëve kriminalë dhe as strehë e militantëve të padenjë për të veshur uniformën e ruajtësit të rendit e sigurisë.

Ndaj ngjarje të tilla duhet të jenë kambanë alarmi për gjendjen e policisë dhe një thirrje për të rivënë në shinat e ligjshmërisë Policinë e Shtetit”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit