Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh sot se mbështet reformën që mundëson votimin e diasporës shqiptare. Kim theksoi se tani është momenti për të ndërmarrë këtë hap.
“Është mirë të shohësh përfaqësues nga partitë dhe komuniteti ndërkombëtar në këtë tryezë për të shtrirë votën për shqiptarët jashtë vendit.
Ky është një porcion i rëndësishëm i Shqipërisë, duke pasur parasysh, është koha e duhur për të siguruar që diaspora ta ushtrojë këtë të drejtë.
Demokracia përcaktohet nga proceset zgjedhore, mënyrë të lira dhe të drejta për të na përfaqësuar.
Është një detyrim i qeverisë ndaj qytetarëve të saj. Zgjedhjet e fundit shënuan një ngjarje të rëndësishme, rikthimin e opozitës në Kuvend.
Zgjedhjet e 25 prillit, ishin të mira, por nuk ishin perfekte dhe të gjithë e dimë këtë. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet më të larta” tha ajo.