-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet “tradhtari” mes socialistëve që s’e votoi “Butrintin”

Kryesoret

Projektligji për menaxhimin e qytetit antik të Butrintit nga një fondacion i krijuar në partneritet mes ministrisë së Kulturës dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit u miratua të hënën vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa votoi kundër vetëm një pjesë e opozitës.

Me vota 75 pro, 18 kundër dhe 1 abstenim marrëveshja krijoi polemika gjatë diskutimit në komisionet parlamentare dhe në seancën e votimit.

Disa deputetë të opozitës e kundërshtuan hapur duke e cilësuar modelin e menaxhimit si dhënie me konçension të pasurive kombëtare, por nuk munguan dhe kritikat nga brenda mazhorancës. Deputeti i PS, Pandeli Majko, kërkoi përgjigje nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, lidhur me atë që ai e quajti një problem ligjor.

Sipas tij plani i menaxhimit është bërë mbi bazën e Vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2002, ndërsa marrëveshja ka si bazë ligjore një VKM të miratuar në 2022. Për këtë arsye, Majko abstenoi duke mos e votuar marrëveshjen dje në Kuvend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit