Infermierët e Kosovës kanë zgjedhur të protestojnë ditën e sotme, pasi kanë rreth 3 muaj pa marrë pagat.
Stafi mbështetës shëndetësor ka protestuar sot para godinës të Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre e që janë: Pagat si dhe vazhdimet e kontratave.
Ata që nga politika e shoqëria u cilësuan si “heronjtë e pandemisë” kanë paralajmëruar ikjen prej Kosovës.
Dek.Qëndresa Berisha, infermiere tjetër nga stafi mbështetës shëndetësor, theksoi se shkaku i problemeve me kontrata dhe paga është detyruar që të nënshkruajë kontratë pune në Gjermani.
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka kërkuar që të paguhet sa më parë stafi mbështetës shëndetësor.