-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katër shpërthime në Afganistan, raportohet për 14 viktima

Kryesoret

Autoritetet talibane bënë të ditur se një seri shpërthimesh tronditën Afganistanin të mërkurën, përfshi një shpërthim brenda një xhamie në kryeqytetin e Kabulit, ku humbën jetën të paktën pesë besimtarë dhe tre shpërthime në automjete në veri të vendit që shkaktuan vdekjen e nëntë pasagjerëve.

Spitali i Emergjencës në Kabul bëri të ditur se kishte trajtuar 22 të plagosur nga shpërthimi në xhami, përfshi pesë viktima. Sipas zëdhënësit të policisë në Kabul, Khalid Zadran, shpërthimi ndodhi në momentin që besimtarët ishin brenda në xhami për faljen e mbrëmjes.

Minibusët u shënjestruan në qytetin verior të Mazar-e-Sharif pasi mjetet shpërthyese u vendosën brenda automjeteve, sipas Mohammad Asif Waziri, një zëdhënës i emëruar nga Talibanët në provincën Balkh. Ai tha se shpërthimet vranë nëntë dhe plagosën 15 persona të tjerë.

Të gjithë viktimat në qytetin e Mazar-e-Sharif ishin muslimanë shiitë, sipas një zyrtari policor i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të jepte detaje për mediat.

Askush nuk e mori menjëherë përgjegjësinë për shpërthimet, por ato kishin shenja dalluese të degës rajonale të grupit të Shtetit Islamik, i njohur si Shteti Islamik në Provincën Khorasan, ose IS-K.

Dega e Shtetit Islamik, e cila ka operuar në Afganistan që nga viti 2014, shihet si sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballen talibanët. Pas marrjes së pushtetit gushtin e kaluar, talibanët kanë nisur një ofensivë gjithëpërfshirëse kundër selisë së IS në Afganistanin lindor. REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit