Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka pritur në një takim lamtumire Komandantin Suprem të Fuqive Aleate në Evropë, Gjeneral Tod Wolters.
Ai e falënderoi për kontributin dhe përkushtimin e tij, gjatë periudhës 3-vjeçare si Komandant Suprem i Fuqive Aleate në Evropë.
Peleshi vuri në dukje dhe e përgëzoi Gjeneral Wolters për lidershipin e treguar gjatë kësaj periudhe të trazuar, “mes pasigurive në të cilat po kalon kontinenti ynë, duke dëshmuar edhe një here solidaritetin, unitetin dhe vendosmërinë e Aleancës për të mbrojtur çdo centimeter katror të territorit të saj, vlerat demokratike dhe lirinë e popujve të saj, të fituara nëpërmjet përpjekjeve të shumëfishta”.