Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan.
Ai theksoi se Greqia dëshiron t’i mbajë të hapura dyert e komunikimit me fqinjët, por presidenti turk thotë ai, gabon nëse mendon se nuk do ta do ta mbrojë sovranitetin e vendit.
“Ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura mënyrat e komunikimit. Ne nuk do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë. Nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”, ka thënë Mitsotakis.