Një shqiptare e cila jetonte në Itali, 37-vjeçe, është vrarë në mes të rrugës.
Bruna Muça është sulmuar pranë shkollës, teksa priste djalin e saj 10 -vjeçar.
Sipas mediave vendase, të cilat kanë publikuar edhe foton e shqiptares, një burrë ende i paidentifikuar është afruar dhe ka nisur që ta godasë me thikë. Në momentin e sulmit, e reja nisi të vraponte derisa një grua telefonoi Policinë. Por kur ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes, ishte e kotë të nxitohej për në spital, pasi gruaja kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë që vijojnë hetimet për rindërtimin e dinamikës së sulmit dhe identifikimin e autorit të krimit. Hetuesit janë në gjurmët e burrit që konsiderohet si përgjegjës për vrasjen e ndodhur.