25 maji 2022 është një ditë historike për futbollin shqiptar, pasi për herë të parë në histori luhet një ndeshje futbolli në një stadium shqiptar.
Roma-Feyenoord, po luhet aktualisht në “Air Albania Stadium”, për finalen e Conference League.
Ka qenë pikërisht kjo finale e cila ka bërë bashkë pas shumë kohësh kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Meta, të cilët ndodhen në tribunën qendrore sëbashku për të ndjekur ndeshjen.
Të pranishëm në tribunë janë gjithashtu edhe legjenda e futbollit Francesco Totti, Zvonomir Boban, Lorik Cana, kreu i UEFA-s Ceferin si dhe mjaft personalitete të njohur.