Rreth 700 tifozë të tjerë kanë mbërritur mëngjesin e së mërkurës në portin e Durrësit me dy tragete të nisur mbrëmjen e kaluar nga Bari.
Ndërkohë, mësohet se dhjetëra tifozë italianë të përfshirë në trazira mbrëmjen e djeshme në Tiranë, janë nisur drejt Italisë. Pas shoqërimit nga policia ata janë dërguar në Durrës dhe rreth orëve të para të ditës së sotme janë nisur drejt Italisë me tragetin Durrës-Bari.
Pas incidenteve të dhunshme të mbrëmjes së të martës, Tirana është këtë të mërkurë epiqendra e futbollit europian, pasi e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar në stadiumin Air Albania, aty ku do të luhet finalja e Conference League, Roma-Feyenoord.