Kabineti federal ka miratuar vazhdimin e pjesëmarrjes gjermane në misionin e KFOR-it në Kosovë edhe për një vit tjetër, ndërsa Parlamenti federal, Bundestagu do ta shqyrtojë këtë kërkesë në javët në vijim.
Mandati parashikon pa ndryshime që në Kosovë të dërgohen deri në 400 ushtarë gjermanë. Aktualisht, sipas informacioneve nga Qeveria Federale, aty janë të angazhuar rreth 70 anëtarë të Forcave të Armatosura Gjermane, Bundesëehrit.
Shifra e 400 ushtarëve të Bundesëehr-it, megjithatë, është vendosur që më parë që të mos pakësohet, në mënyrë që Bundesëehri të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet.
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, KFOR-i në Kosovë është fokusuar në monitorimin e zhvillimit të strukturave profesionale, demokratike dhe multietnike të sigurisë. Prania e trupave ndërkombëtare i shërben stabilizimit afatgjatë të rajonit kufitar verior të Kosovës. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare dhe aktorët vendorë është shumë i rëndësishëm në këtë kontekst.
KFOR-it në Kosovë është angazhuar që nga viti 1999 në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Më 11 qershor 1999, Bundestagu Gjerman vendosi për herë të parë pjesëmarrjen gjermane në Forcën e KFOR-it në Kosovë.