Shqiptarja Brunilda Halla 37 vjeçe, nënë e dy fëmijëve u qëllua me thikë dje në Itali dhe ndërroi jetë pak minuta më pas në spital si pasojë e gjakderdhjes.
Ajo u qëllua në sy të djalit të vogël përpara shtëpisë në zonën e Raguzës.
Policia nisi menjëherë hetimet për këtë ngjarje dhe nga analizimi i kamerave të sigurisë identifikoi një person të dyshuar.
Ky i fundit u arrestua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat italiane raportojnë se autori e ka pranuar krimin. Megjithatë motivet e vrasjes janë ende të paqarta.