Qeveria ditën e sotme ka miratuar një vendim lidhur me uljen e mesatares për të studiuar në degët e mësuesisë edhe të atyre të rinjve që nuk kanë qëllim që të bëhen arsimtarë, por përkthyes, etj. Kjo vjen për shkak të numrit të ulët të studentëve në degët e mësuesisë duke rrezikuar mbylljen e tyre. Me këtë vendim maturanët mund të hyjnë në fakultet në degët e mësuesisë edhe me mesataren poshtë 7.5, por masterin nuk mund ta vazhdojnë për mësuesi. Rrugët ndahen në momentin që mbarojnë tre vitet e studimit.
“Kjo vjen pasi universitetet janë të shqetësuara, pasi në këto programe ka pak regjistrime për shkak të notës mesatare. Kriterin 7.5 e kemi vetëm për maturantët që duhen të bëhen mësues, por nuk kemi pse të penalizojmë të tjerët. Sot, edhe një maturant që mbaron me 6.5 mund të hyjë në këto programe, por jo të vazhdojë master për mësuesi, pasi vazhdojmë të kërkojmë më të mirët” tha ministrja Evis Kushi.