-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tapë, bënë për spital shqiptarin, “shqiponja” mbërthen huliganët holandezë

Kryesoret

Dy tifozë holandezë janë arrestuar nga policia për ngjarjen e dy ditëve më parë në Tiranë në një lokal në Rrugën e Barrikadave, ku rrahën një shqiptar me shishe dhe karrige duke e bërë për spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Të arrestuarit janë dy të rinj 21 dh 23 vjeç që tashmë do të akuzohet për plagosje të rëndë me dashje nga drejtësia shqiptare.

“Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç, banues në Holandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.05.2022, në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale” deklaron policia.

Nata e parë e holandezëve në Tiranë ishte e mbushur me shumë episode dhune dhe përplasje me policinë, por pas finales, mbrëmjen e djeshme nuk u shënuan incidente të rënda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit