-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk u fut në zgjedhje, Rama emëron Hysin anëtare të Agjencisë të Shoqërisë Civile

Kryesoret

Ish-deputetja socialiste, Vasilika Hysi është emëruar si anëtare e bordit të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Anëtarët e këtij bordi do të jetë Bashkim Muça, Laert Kola, Iris Luarasi, Ylljet Aliçka dhe Vasilika Hysi.

Kjo e fundit është rikthyer në detyrë, pasi nuk kandidoi për deputete në zgjedhjet e 25 Prillit ndërkohë që në dy mandatet e para të qeverisë Rama ka qenë kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;

– Znj. Iris Luarasi;

– Z. Leart Kola;

– Z. Ylljet Aliçka;

– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit