-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD drejt bojkotit për Presidentin e ri? Alibeaj: Ne e bëmë detyrën tonë

Kryesoret

Partia Demokratike po shkon drejt bojkotit të procesit për zgjedhjen e presidentit të ri. Kryetari i grupit Enkelejd Alibeaj tha sot se “ne e bëmë detyrën tonë” duke akuzuar se “PS e theu paktin”.

“U pohua situata që në këtë proces, opozita, grupi i PD-së, sikur e kemi thënë që në fillim, por është detyrim i opozitës që të mos bojkotonte dhe të shmangte.

Është një sfidë e vogël, që opozita do të jetë gjithmonë përballë. Shumica nuk i ka jo 84, por as 71 vota. Unë besoj që është detyrim i yni për të marrë pjesë në proces, por si?

Me dëshirën, nevojën që të zhbëjmë, ndoshta kulturën e vogël të bojkotit, që nuk eci. Të krijojmë një kulturë të re të përballjes me sfidat dhe të futemi me moral. Ne u ofruam me një dokument me disa rregulla të thjeshta. Pranuar live me zë dhe figurë.

Ne edhe vazhduam dhe u mblodhëm këtu për të identifikuar ata që mund të ishin disa emra. Habi e madhe. Sapo emrat që ishin thjeshtë propozime të deputetëve tanë, meritë keni edhe ju (gazetarët), ditën tjetër Rama u tërhoq, pa thënë asgjë për ata emra.

Ne e bëmë detyrën tonë” tha ai. Raundi i tretë për presidentin e ri është ditën e hënë në orën 18:00, më pas kreu i shtetit në dy raundet e fundit mund të zgjidhet me 71 vota.  

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit