-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“PS nuk ka legjitimitet ta zgjedhë e vetme Presidentin”, Balla i përgjigjet Alibeajt

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në deklaratën për mediat iu kundërpërgjigj edhe kryetarit të grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj tha se PS-ja nuk ka legjitimitet ta zgjedhë e vetme Presidentin e ri, ndërsa Balla tha se grupi parlamentar socialist i ka numrat por nuk do të shkojë dëm përpjekja për konsensus.

“PS jo vetëm që ka legjitimitetin, grupi parlamentar socialist jo vetëm që ka numrat por ne do vijojmë të punojmë që të arrijmë të sigurojmë më shumë se sa votat që ne kemi të dhëna nga shqiptarët.

Në kuptimin që 74 ka grupi parlamentar i PS pastaj me radhë dhe grupet e tjera parlamentare.

Po jap përgjigje përfundimtare, kësaj historisë që vijon të tjerrë zoti Alibeaj se PS nuk e ka legjitimitetin e ka shumë gabim, dhe i kemi numrat e momenti i votimit të presidentit do doja të zgjidhej me më shumë se 84 vota pra të mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje për konsensus”, tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit