-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Firmos Basha! Pas emrave, PD çon nismën: Të hetohen “strategjikët” e Ramës

Kryesoret

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i rikthehet komisionit hetimor për investimet strategjike. Nisma mbeti në mes për shkak se për të ngritur një komision hetimor duhen 35 firma dhe grupi i PD-së, megjithëse e kishte protokolluar kërkesën me numrin e duhur të firmave, Agron Duka u tërhoq, duke e lënë dokumentin me 34 firma. Grupi i Enkelejd Alibeajt njofton sot se janë shtuar edhe firmat e Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës duke e rikthyer.

Grupi Parlamentar i PD ka ridepozituar sot të korrigjuar kërkesën me nënshkrimet e jo më pak se 35 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së deputetit Agron Duka. Dëshirojmë të theksojmë se për deputetët nismëtar, zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik, janë detyrë parësore e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e grupit të PD-së.

Sipas tij “Qëllimi i ngritjes së Komisionit Hetimor nuk është targetimi i posaçëm i asnjë investitori të ligjshëm, por të evidentojë abuzimet me ligjin dhe të marrë masat për frenimin e ketyre fenomeneve negative, korruptive dhe klienteliste.

Pasuritë publike nuk mund të jenë kurrë plaçkë për miqtë dhe familjarët e Edi Ramës, dhe detyra e Kuvendit është të marrë masat për të ndaluar abuzimet me zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe të nxjerr përgjegjësitë për këdo që ka shkelur ligjin”.

Dje grupi i PD-së miratoi emrat e deputetëve në këtë komision;

Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike:
1. Gazment Bardhi (kryetar)
2. Ferdinand Xhaferaj (anetar)
3. Lefter Geshtenja (anetar)
4. Ilda Dhori (anetare)
5. Emilia Koliqi (anetare)
6. Bledion Nallbati (anetar)
7. Arbi Agalliu (anetar)

8. Kastriot Piroli (anetar zevendesues)
9. Jorida Tabaku (anetar zevendesues)
10. Ramadan Likaj

Pjesë nga kërkesa e PD-së

Mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, paligjshmëri, klientelizëm dhe arbitraritet, duke dhënë si shembull tre procedura:
1. për rastin e Portit të Durrësit;
2. rastin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë (PS), z. Gazmend Paja, i cili ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi;
3. rastin e bashkëshortit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe deputetes së PS-së, znj. Olta Xhacka, ish-deputeti socialist z. Artan Gaci, i cili ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit