Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Nuredin Dumanit dhe Besian Xhixhës, që të rrëfehen plotësisht, të tregojë gjithçka që dinë dhe lidhjet me ministra e deputetët.
“E vlerësoj vendimin e tij për të rrëfyer, por i bëj thirrje Nexhmedin Dumanit të rrëfejë cdo gjë, se gjer tani nuk ka thënë asgjë veç asaj që kemi ditur që të gjithë. Nuk ka pasur asnjë dyshim se banda e Elbasanit dhe të tjerat kanë qenë fund dhe krye të lidhura me qeverinë.
I bëj thirrje Dumanit, një njeri që rrëfehet, se cfarë është një i penduar i drejtësisë, një njeri që vendos të rrëfejë krimet që ka kryer për të shpëtuar shpirtin e ti dhe rrëfimi është i pranishëm. Por i bëj thirrje ta bëjë të plotë.
Ta lerë me guxim. Ka një tendencë censure të rrëfimeve të tij tronditëse. Të dalin tabulatet e përgjimeve të Taulant Çelës me Suel Çelën. Taulant Çela është minimumi se ato shkojnë direkt te Edi Rama.
A e dini ju ku shkoni prokurori që mashtroi shqiptarët, që tha se nuk kishte materiale zgjedhore aty ku u bë gjak, ku është ai? Në SPAK-un partisë. Gënjeu Alfred Shehu. Mbrapa e pranoi. Dumani është fytyra e vërtetë e këtij shteti. I bëj thirrje dhe Besian Xhixhës që të rrëfehet për ministrat dhe deputetët.
E harruat ju, Don Lalën? Don Lala është Edi Rama i Elbasanit. Ka thënë SPAK-u ndonjë gjë pa të? Por mund të bëhej gjë në Elbasan pa Don Lalën (Qazim Sejdinin). Nuk kisha dëgjuar ndonjëherë që edhe bandat kundërshtare merrnin të njëjtët vrasës, por kjo është qeveria e Ramës” tha ai.









