-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Imami i izoluar në Peqin, anti-terrori i nxjerr familjen nga “ferri”

Kryesoret

Misioni i katërt nxori nga kampi “Roi” në Siri 4 gra dhe 9 fëmijë, mes tyre është familja e Genci Ballës i dënuar për terrorizëm në Shqipëri.

Aktualisht ndodhet në burgun e Peqinit në regjimin “41-bis”. Gruaja dhe dy fëmijët e tij janë nxjerë nga kampi dhe janë sjellë në Shqipëri.

Në total që nga fillimi i operacionit Shqipëria ka riatdhesuar 38 shqiptarë, të cilët prej vitesh mbaheshin në kampet “Al hol” dhe “Roi”.

Prej vitit 2020 kur edhe nisi operacioni nga policia shqiptare dhe autoritetet e huaja në atdhe janë rikthyer Floresha Rasha, Endri Dumani, por motra e tij vijon të qëndroje në kamp.

Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë janë riatdhesuar gjithashtu më herët.

Grupi i akuzuar për terrorizëm ka dërguar në Siri disa vite më parë dhjetëra qytetarë shqiptarë përfshirë familjet e tyre dhe gratë e fëmijët që kanë mbetur vetëm pasi kryefamiljarët janë vrarë në radhët e ISIS gjatë luftimeve.

Gratë dhe fëmijët janë mbajtur më pas në kampe për të mjekuar të plagosurit duke mos u lejuar te kthehen në atdhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit