Nga tragjedia e ndodhur ditën e sotme nga mbytja e dy të miturve në liqeni e Prushit janë zbardhur disa detaje të reja.
Në ujërat e liqeni kanë qenë duke u larë 6 fëmijë, por vetëm 4 prej tyre arritën të dilnin.
Nuk dihet ende mosha e saktë e fëmijëve, por që paraprakisht dyshohet që ata të jenë të moshës 6 dhe 15-vjeç.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur kërkimet.
Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur gjetjen e trupave të dy të miturve.