Suedia do të ulë moshën e përgjegjësisë penale nga 15 vjeç që është aktualisht, tha kryeministri Ulf Kristersson.
Kjo vjen pas një rritjeje të rasteve të bandave kriminale që rekrutojnë fëmijë nëpërmjet mediave sociale dhe i përdorin ata si vrasës me pagesë.
Një hetues i emëruar nga qeveria rekomandoi në vitin 2025 që mosha e përgjegjësisë penale të ulet në 14 vjeç në rastet e krimeve veçanërisht të rënda.
“Fëmijët po shfrytëzohen pa mëshirë nga rrjetet kriminale për të kryer krime të rënda”, tha ai në një fjalim vjetor mbi politikat.









