-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarje tragjike në Mitrovicë, djali vret babanë, vëllai hakmerret

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në veri të Mitrovicës, ku pas një mosmarrëveshje në familje kanë mbetur të vdekur babai dhe djali i tij.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje në familje ku janë përfshirë disa anëtarë të saj, djali ka sulmuar me thikë babain duke e plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. B. dhe M. B, ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati M.B.

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin. “Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë”, ka thënë shkurt Radoviq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit