-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria nxjerr konkluzionet në Mitrovicën e Veriut: Viktimat ishin goditur me thikë në trup

Kryesoret

Të premten e 27 majit, në veri të Mitrovicës një rast tragjik ka ndodhur në orët e mëngjesit, ku një person vrau babanë dhe vëllanë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndalur për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë të ditur se rasti kishte ndodhur rreth orës 5:00 – 5:30 të mëngjesit në banesë, në rrugën “Krajl Petri”, në Mitrovicë – Veri.

Në njoftim sqarohet se i dyshuari M.B., për motive akoma të panjohura ka privuar nga jeta babanë e tij M.B, gjithashtu vëllanë binjak U.B dhe më këtë i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

“Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalur policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit