“2 mijë vepra arti të vjedhura në Ukrainë” dëshmon dëshirën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të fshirë historinë e një kombi – si shumë despotë përpara tij.
Sapo filloi pushtimi i Ukrainës nga Rusia, drejtoresha e Muzeut Historik në Melitopol (qytet në juglindje të Ukrainës), Leila Ibrahimova, menjëherë fshehu një grumbull artefaktesh ari që nga Scythia e lashtë.
Mirëpo, disa javë më vonë, atë e rrëmbyen trupat ruse, të cilat i kërkuan që të tregonte se ku gjendej ari i Scythia-it. Ibrahimova refuzoi të bashkëpunonte.
Përballë këtij fakti, rusët rrëmbyen kuratoren e muzeut, Galina Andriivna Kucher.
Nën kërcënimin e armëve, atë e dërguan në muze, ku i kërkuan të tregonte se ku ndodhej koleksioni.
Ajo gjithashtu refuzoi! Vendndodhja e saj, mbetet e panjohur, edhe sot e kësaj dite.
Sipas një raporti mbi vjedhjen në “New York Times”, trupat ruse përfundimisht gjetën grumbullin e arit, i cili daton në shekullin e katërt para Krishtit, i vendosur në bodrumin e muzeut.
Veprat u dërguan në Donetsk, në rajonin e Donbas-it, të kontrolluar nga Rusia, për “siguri”, me drejtorin e sapoinstaluar të kukullave të muzeut, Evgeny Gorlachev, duke deklaruar se artefaktet nuk ishin vetëm për ukrainasit, por “me vlerë të madhe kulturore për të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik”.
Fjalët e tij të zgjedhura me kujdes u krijuan për të fshirë trashëgiminë ukrainase të koleksionit dhe për ta zëvendësuar atë me një sovjetike, një që sugjeronte se Ukraina ishte kthyer brenda sferës së ndikimit dhe kontrollit të Rusisë.
Deri më sot, forcat ruse kanë shkaktuar shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të 250 muzeve dhe institucioneve në Ukrainë.
25 piktura, nga artistja e njohur ukrainase, Maria Prymachenko, u dogjën, pasi Muzeu i Historisë në Ivankiv u godit nga një raketë.