Ish-ministri ukrainas i Financave, Tymofiy Mylovanov ka vlerësuar se Ukrainës i duhen deri në 600 miliardë paund për rindërtimin si pasojë e pushtimit rus.
Ai u pyet nëse vërtetë duhet të rindërtohet ajo që është shkatërruar apo nëse përdoret kjo si një mundësi për të modernizuar vendin.
Tymofiy Mylovanov u përgjigj për BBC-në se duke thënë se ekziston mundësia për ta rindërtuar më mirë Ukrainën.
Mylovanov është në Londër për një konferencë që ka në qendër mënyrën se si të përdoren burimet e disponueshme për punën e rindërtimit.









