Ish-Presidenti Bamir Topi ka shprehur gjithashtu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.
“Me trishtim përjetova lajmin e ndarjes nga jeta ne mënyrë te parakohshme te Presidentit Nishani. Përgjatë një njohje e bashkëpunimi gati 30 vjeçar ruaj konsiderata te veçanta te një njeriu te përkushtuar ne te gjitha detyrat qe ka kryer me dinjitet njerëzor e profesionalizëm. Me këtë rast të dhimbshëm. I dërgoj familjes. Bashkëshortes e fëmijve ngushëllimet me te sinqerta. U prehtë në paqe. Me respekt Bamir Topi.”
Ish-Presidenti Bujar Nishani u nda këtë të shtunë nga jeta në moshën 56-vjeçare. Ai ishte i shtruar në një spital në Gjermani ku po trajtohej pas komplikacioneve që po kalonte si pasojë e Covid-19.