Një tragjedi ka ndodhur sot, ku nëna dhe dy vajzat e saj humbën jetën në Fushë-Arrëz si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Njoftimi i Plotë:
Fushë Arrëz/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.
Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.