Presidenti rus Vladimir Putin foli me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz këtë mëngjes.
Putin u tha dy liderëve se furnizimi me armë për Ukrainën ishte “i rrezikshëm”, duke paralajmëruar “për rreziqet e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare”, tha Kremlini.
Putin tha gjithashtu se ishte gati të kërkonte mënyra për të transportuar grurin e ngecur në portet e Ukrainës gjatë fushatës ushtarake të Moskës, shtoi ai.
“Rusia është e gatshme të ndihmojë në gjetjen e opsioneve për eksportin e papenguar të grurit, duke përfshirë eksportin e drithit ukrainas nga portet e Detit të Zi. Rritja e furnizimit me plehra dhe produkte bujqësore ruse do të ndihmojë gjithashtu në uljen e tensioneve në tregun global të ushqimit, i cili, natyrisht, do të kërkojë heqjen e sanksioneve përkatëse
Vëmendje e veçantë” iu kushtua negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë, “të cilat janë ngrirë për fajin e Kievit. Vladimir Putin konfirmoi hapjen e palës ruse për rifillimin e dialogut”, tha Kremlini.