“U prehtë në paqe! Ngushëllime familjes”. Ky është mesazhi i ngushëllimit të kryeministrit Edi Rama për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në një spital në Gjermani.
Ish-zyrtari i lartë i shtetit u dërgua disa javë më parë jashtë vendit për shkak të gjendjes së rëndë si pasojë e komplikacioneve që i la koronavirusi në mushkëri.
Por pavarësisht punës së mjekëve, ai ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare.