Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Prej disa javësh ai ishte i shtruar rëndë në spital në Gjermani në gjendje të rëndë.
Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi.
Fillimisht u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri. Gjendja e tij u stabilizua, por për pak kohë.
Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, por nuk ia doli. Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.